
KTHIMI I MENELAUT
Pas Trojës,
askush nuk u mor me kthimin tim në Spartë,
as Homeri e as ndonjë kronikan.
Diku, si nëpër dhëmbë,
u tha se zgjati tetë vjet.
Nuk kishin kohë;
po merreshin me kthimin e Odiseut, Idomeneusit
dhe Agamemnonit, që kishin haqe për të marrë e haqe për të paguar.
Njëri do të vriste zaptuesit e fronit,
tjetri të birin për të shpërblyer Poseidonin
dhe i treti, me një thikë në shpinë,
do të shkruante historinë e së shoqes.
Kurse kthimi im mbaron këtu,
në këtë anije, me ushtarët e mi
të cilët shtrëngojnë plaçkën e vet të luftës që kutërbon akoma tym,
me skllevërit (të cilët as që i ha meraku se për ku jemi nisur,
apo nëse do të mbërrijmë ndonjëherë),
me shumë lavdi, me nderin e vënë në vend
dhe me Helenën atje në bash,
të cilën vazhdon ta zërë deti.
Tani është imja; por nuk di se ç’të bëj me të.
Dikush tha se iu afrova Kretës, po erërat më shtynë në Egjipt,
ku gjoja prita e prita për erën e duhur për t’u kthyer,
por era nuk mbërriti kurrë.
Dikush tjetër tha se u ktheva në Spartë, ngaqë Telemaku
s’kishte kë të pyeste tjetër për të atin
(pa dyshim, letrarisht do të bënte sens).
Por, e vërteta është
se unë vazhdoj të endem nëpër detëra i harruar,
në ujërat e historisë,
edhe pse atje, në pallat, në pritje,
shërbëtorët e mi më kot ngrohin ujin çdo ditë nga e para
dhe më kot therin nga një bagëti, të cilën në darkë e hanë vetë.
Patris tani nuk ekziston.
Jo për shkak të mallkimit të zotave,
por se me hakmarrjen çdo gjë merr fund. Perdja bie.
Fatet letrare mbyllen. (Fatet reale janë thjesht një zgjatim i tyre.)
Dhe paqja nuk përbën kurrë motiv.
Ty lexues i pjekur, ose ty vogëlush që po e dëgjon këtë përrallë,
të uroj: Ardhtë sa më vonë hakmarrja jote!
Më beso, s’ka gjë më të keqe se kur jeta të tepron,
s’je as midis të vdekurve dhe as midis gjallëve.
*
IL RITORNO DI MENELAO
Dopo Troia,
nessuno si è occupato del mio ritorno a Sparta,
né Omero, né qualche cronista.
In giro, tra i denti,
si disse che durò otto anni.
Non avevano tempo:
si stavano occupando del ritorno di Odisseo, di Idomeneo
e di Agamennone, tutti con vendette da vendicare ed essere vendicate.
Uno avrebbe ucciso i proci aspiranti al trono,
l’altro il figlio come voto a Poseidone
e il terzo, con un coltello nella schiena,
avrebbe scritto la storia di sua moglie.
Mentre il mio ritorno finisce qui,
in questa nave, con i miei soldati
che stringono il bottino che ancora sa di fumo,
con gli schiavi (che se ne infischiano di dove siamo diretti,
e se mai ci arriveremo),
con tanta gloria, l’onore ristabilito
e con Elena lì sulla prua,
che continua a soffrire il mal di mare.
Adesso è mia; ma non so cosa farne.
Qualcuno disse che mi avvicinai a Creta, ma i venti mi spinsero in Egitto,
dove finsi di aspettare il vento buono per il ritorno,
vento che mai soffiò.
Qualcun altro disse che ritornai a Sparta, perché Telemaco
non sapeva a chi altro chiedere di suo padre
(ovvio, letterariamente avrebbe senso).
Ma, la verità è
che continuo a peregrinare per obliati mari,
nelle acque della storia,
anche perché lì, a palazzo, in attesa,
i miei schiavi riscaldano inutilmente l’acqua ogni nuovo giorno
e sgozzano invano un animale, che mangiano loro stessi a fine giornata.
La patria adesso non esiste.
Non a causa della maledizione degli Dei,
ma perché con la vendetta tutto ha fine. Il sipario cade.
I destini letterari si compiono. (I destini reali sono semplicemente una loro estensione.)
E la pace di per sé non è mai una ragione.
Tu o colto lettore, oppure tu fanciullo che ascolti questa favola
ti auguro: Che ritardi più che può la tua vendetta!
Credimi, non c’è cosa peggiore della vita che avanza,
non sei né tra i morti né tra i vivi.
La miseria delle particelle (Transeuropa, 2026). Traduzione di Arben Dedja. Con una nota introduttiva di Michael Hofmann.